Avokati Jashari: Duhet të ketë sqarim se a ishte gabim teknik apo jo raportimi i policisë për 18-vjeçarin

Avokati Arbër Jashari, në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se organet kompetente duhet të dalin sa më shpejt ta sqarojnë nëse raportimi i Policisë se 18 vjeçari nga Podujeva u ther me thikë ka qenë gabim teknik apo lëshim i qëllimshëm.

Avokati Arbër Jashari

Dilemat e ngritura për vrasjen e 18- vjeçarit, konkretisht, raportimit fillestar të policisë për rrethanat e rastit, tashmë janë duke u hetuar.

Kjo, pasi Policia e Kosovës, në raportin e parë për rastin, kishte raportuar se viktima ishte therur me thikë nga dy persona, dhe se në vendin e ngjarjes kishin konfiskuar një thikë dhe një veturë.

Por, pamjet e kamerës së sigurisë tregojnë krejt diçka tjetër.

Aty dëshmohet fillimisht goditja me veturë dhe pastaj rrahja me goditje me shkelma e pastaj goditje me shufër bejsbolli në kokë.

Avokati Arbër Jashari, në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se organet kompetente duhet të dalin sa më shpejt ta sqarojnë nëse ky raportim i policisë ka qenë gabim teknik apo lëshim i qëllimshëm.

Ai tha se gabimet teknike ndodhin shpesh, por në një rast të ndjeshëm sikurse ky i vrasjes së 18-vjeçarit, sqarimi duhet të jetë i menjëhershëm.

“Shqetësuese çfarë është raportuar në media për mospërputhje të gjendjes faktike dhe asaj që është dhënë në komunikatë për media. Nëse kjo nuk ka ndonjë prapavijë që do fshehte diçka, mund të themi se mund të ketë qenë lëshim procedural dhe pa pasoja për rrjedhjen e ngjarjes. Nëse është e qëllimshme është shqetësuese, njerëzit që e kanë bërë duhet të dalin para përgjegjësisë… Është me rëndësi ta shohim raportin fillestar, pastaj në kallzimin penal në aktvendimin për fillim të hetimeve dhe a ka pas mospërputhje të këtyre akteve”, tha ai.

Ndryshe, edhe nga QKUK-ja e ka mohuar se 18-vjeçari nga Podujeva kishte shenja të therjes me thikë.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika