Një person ka sulmuar me thikë kalimtarët në Stamboll. Të paktën 11 persona janë plagosur.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë se si sulmuesi ishte duke i sulmuar me thikë kalimtarët.
Viktimat janë dërguar në Spitalin Esenyurt Necmi Kadıoğlu, ndërsa i dyshuari është kapur.
Ekipet e policisë kanë nisur një hetim dhe identifikuan sulmuesin duke ekzaminuar kamerat e sigurisë, sipas Milliyet.
Një nga viktimat, Mehmet Üstel, ka thënë se “Ndërsa po ecja, një person doli përpara. Nxori një thikë dhe një thikë buke, më dukej sikur po bënte shaka kur e pashë për herë të parë”.
“Ma futi në këmbë dhe u largua, menjëherë rashë në tokë, dikë që nuk e kam takuar kurrë në jetë”, ka thënë ai.
“Ai filloi në orën 10:00 dhe më goditi me thikë në orën 13:30. Numri i personave që ka goditur nuk është i qartë”, ka shtuar ai, raporton “The Sun“.
Hasan Karaca, vajza e të cilit Çiğdem mbeti me lëndime në këmbë, ka thënë se “Ai godet me thikë fëmijën tim dhe tenton t’i tërheqë çantën. Ndërhynë dyqanxhinjtë dhe e shpëtuan fëmijën”.
“Ka filluar të godasë me thikë në mëngjes, mund të ketë shkuar në spitale të tjera, nuk ka thënë asgjë, e ka goditur me thikë direkt. Aktualisht vajza ime është e lënduar në këmbën e majtë”, ka thënë Karaca.