Avokati Gashi: Për kriminelët e vërtetë, burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë është hotel me 5 yje

Vrasja e rëndë e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë, i cili u shkel me veturë e më pas u rrah me stupc deri në vdekje, ka reaguar edhe avokati Tomë Gashi.

Lidhur me këtë ngjarje, avokati Gashi ka thënë se “nga përvoja ime, ne vetëm frikën e njohim. Unë nuk kam të drejt të aludoj në dënim me vdekje, pasi ligjet i ndryshon vetëm Kuvendi i Kosovës”.

Avokati ka deklaruar se po të kishte dënime më të forta në Kosovë, gjërat do të ishin më ndryshe.

“Një gjë duhet ta kemi parasysh. Kur ai që mendon të kryejë veprën, e di se çfarë dënimi e pret, ra kur e di që nuk do të mund të dalë asnjëherë nga burgu, mendohet dy herë a do ta bëjë atë vepër apo jo”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”.

Gashi thotë se në burgjet e Kosovës, kriminelëve u shërbehen vakte ushqimi të kualitetit të lartë tri herë në ditë.

“Burgjet tona, posaçërisht burgu i sigurisë së lartë, për kriminelë të vërtetë është hotel me 5 yje. Hanë bukë tri herë në ditë, atë bukë që e hanë edhe oficerët e burgut, për të mos thënë që 50% e qytetarëve të Kosovës nuk e kanë atë bukë. Kujtojmë burgu është kufizim i lirisë”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka shtuar se “Nëse ne marrim shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata për këso vepra nuk ta falin. Pse ne shqiptarët nuk i shkelim rregullat në Zvicër e Gjermani, sepse funksionon fuqia e ligjit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika