Ministrat kanë pranuar se kanë pasur vështirësi në menaxhimin e turmave në finalen e Parisit, por, sipas tyre ky ishte një mashtrim i organizuar i cili u bë “shkak” i problemeve.
Teksa tifozët pritnin radhët e mëdha me bileta në duar, policia franceze ishte duke spërkatur me sprej kundrejt tyre, kanë thënë tifozët.
Liverpooli humbi ndeshjen kundër Real Madridi-t me rezultat 0-1, ku finalja u vonua 35 minuta për shkak të problemeve që ndodhën jashtë stadiumit.
Ministria franceze e sportit ka takuar organin qeverisës të futbollit evropian, UEFA, Federatën Franceze të Futbollit, zyrtarët e stadiumit e poashtu edhe policinë për të marrë më shumë informata rreth ngjarjes që ndodhi ditën e shtunë para se të fillonte finalja.
Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin ka thënë se mashtrimet “masive, në shkallë industriale” të biletave kishin bërë që tifozët e Liverpool-it të dilnin masivisht dhe se rreth 30 arrestimet e bëra në Stade de France “më shumë se gjysma shqetësonte qytetarët britanikë”, transmeton BBC.
Reagim ka pasur edhe nga ministrja e sportit, Amélie Oudé Castéra, e cila ka thënë se nuk ka pasur asnjë problem nga tifozët e madrilenëve sepse spanjollët i kishin kontrolluar tifozët e tyre më mirë se Liverpooli.
Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, pamjet nga Stade De France i ka përshkruar si ngjarje shqetësuese, dhe bëri thirrje për një hetim të plotë.
Problemet sipas UEFA erdhën si pasojë e “ardhjes me vonesë” nga tifozët.
Përgjegjësja e policisë për Liverpool-in, Merseyside ishte e pranishme në Paris ku sipas saj shumica e tifozëve të Liverpool-it kishin mbërritur herët dhe ishin sjellur në mënyrë shembullore.
Një mbështetës i Liverpool-it ka thënë se djalin e tij me aftësi të kufizuara u desh ta largonte nga rruga pasi që policia ishte duke spërkatur me sprej.
“Trajtimi i tifozëve nga UEFA dhe policia ishte një turp absolut”, tha ai. ” Tifozët u spërkatën pa dallim dhe kishte njerëz me bileta, të cilët mbërritën dy orë e gjysmë më herët, të cilët ishin në radhë dhe ata u akuzuan nga policia e trazirave me mburoja”.