ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kryejnë sulme të reja kundër Huthëve në Jemen

Pentagoni ka thënë se në sulmet e së hënës janë shënjestruar tetë pika, përfshirë një qendër nëntokësore për rezerva dhe qendrat e nisjes dhe vëzhgimit të sistemeve raketore

FOTO:AP
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer sulme të reja ajrore kundër shënjestrave të rebelëve të Huthëve në Jemen.

Pentagoni ka thënë se në sulmet e së hënës kanë shënjestruar tetë pika, përfshirë një qendër nëntokësore për rezerva dhe qendrat e nisjes dhe vëzhgimit të sistemeve raketore.

Rebelët e Huthëve, të mbështetur prej Iranit, kanë shënjestruar anijet komerciale, që besojnë se janë të lidhura me Izraelin dhe Perëndimin, gjatë kalimit të tyre në Detin e Kuq.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë thënë se po tentojnë të mbrojnë “qarkullim e lirë të mallrave”, shkruan Rel.

Kjo është vala e tetë e sulmeve të ShBA-së kundër shënjestrave të rebelëve Huthi në Jemen, ndërsa i dyti në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.

Për sulmet e fundit, në deklaratë është thënë se ka pasur koordinim edhe me Australianë, Bahrejnin, Kanadanë dhe Holandën.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, i ka përshkruar sulmet si “vetëmbrojtje” kundër “sulmeve të patolerueshme” të rebelëve Huthi ndaj anijeve komerciale.

Pavarësisht sulmeve paraprake, rebelët e Huthëve – të cilët furnizohen, trajnohen dhe këshillohen prej Iranit – vazhdojnë sulmet ndaj anijeve.

Rebelët deklarojnë se i kanë nisur sulmet si përgjigje ndaj ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë.

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit më 7 tetor 2023, pak pasi grupi ka kryer sulme vdekjeprurëse në tokën e tij, duke i lënë rreth 1.200 njerëz të vrarë.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë, janë vrarë mbi 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika