Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili është themeluar për t’i hetuar procedurat e furnizimit dhe menaxhimit të rezervave shtetërore, pritet të mbajë një mbledhje nga ora 13:00.
Mbledhja vjen pas dyshimeve të ngritura gjatë vitit të kaluar për keqpërdorim dhe abuzim me rezervat shtetërore.
Gjatë mbledhjes, një pikë kryesore e diskutimit është angazhimi i ekspertëve për të kryer hetimin.
Në lidhje me këtë çështje, disa persona u arrestuan vitin e shkuar, ndërsa vetë komisioni pësoi disa vonesa për shkak të mungesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilët janë pjesë e këtij komisioni.