Në muajin mars klubi i Chelsea u vu në shitje në muajin mars para se pronari i mëparshëm, Roman Abramovich të sanksionohej për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Chelsea po funksiononte nën një licencë të veçantë qeveritare e cila do skadojë më 31 maj.
Boehly tha në një deklaratë se ai ishte “i nderuar” dhe dëshirontë t’i bënte fansat “krenarë”.
Konsorciumi i tij luftoi me njëmbëdhjetë rivalë për t’u bërë pronarë të rinj, në procesin e shitjes që filloi më 2 mars dhe përfshinte më shumë se 250 kërkesa.
“Ne jemi të gjithë -100% – në çdo minutë të çdo ndeshje. Vizioni ynë si pronarë është i qartë: ne duam t’i bëjmë tifozët krenarë”, ka thënë Boehly, transmeton BBC.
“Së bashku me angazhimin tonë për të zhvilluar skuadrën e të rinjve dhe për të fituar talentin më të mirë, plani ynë i veprimit është të investojmë në klub për një afat të gjatë dhe të ndërtojmë historinë e jashtëzakonshme të suksesit të Chelsea”, shtoi ai.
Ndër të tjera investitori ka falenderuar minsitrat dhe zyrtarët në qeverinë britanike dhe Premier League, për punën e bërë dhe realizimin e saj.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e cila tha të mërkurën e kaluar se mund të lëshojë një licencë për shitjen e klubit, nuk dëshiron që Abramovich të marrë asnjë të ardhur nga shitja, e cila në vend të kësaj do të shkojë në një llogari bankare të ngrirë për t’u dhuruar për bamirësitë që mbështesin viktimat e luftës në Ukrainë.