Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.
Takimi është duke u zhvilluar në objektin e presidencës dhe mediet janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Dvorak, gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Pas përfundimit të takimeve bilaterale, zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, do të mbajnë konferencë për medie.
Dvorak, për 20 vjet kishte punuar në Kosovë. Ai të martën në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është pritur nga ministrja e Jashtme, Liza Gashi.