Bislimi: Procesi i dialogut të ndahet nga procesi i integrimit të Kosovës në BE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka kërkuar nga Ministri për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës. Gjithashtu ai kërkoi që dialogu me Serbinë duhet të ndahet nga procesi i integrimit në BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thekson rëndësinë e ndarjes së procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë nga procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak, Bislimi po ashtu potencon nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Kemi ndarë shumë momente historike dhe suksese me qeverinë çeke. Më 15 dhjetor të vitit 2022, kryeministri Kurti në Pragë paraqiti aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Puna jonë me Republikën Çeke ka sjellë rezultate. Për shkak të këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm, ne kemi ngritur bashkëpunimin në nivelin e ambasadorëve me të drejta të plotë. Ne, po ashtu, kemi biseduar për masat aktuale kundër Kosovës. Pozita jonë është që masat duhet të hiqen, por më e rëndësishme është që procesi i dialogut të ndahet nga procesi i integrimit në BE”, ka thënë Bislimi.

Bislimi theksoi se në procesin e dialogut, Kosova është palë, dhe për aq kohë sa mendojnë që në proces diçka nuk ka shkuar sipas dinamikave që janë menduar që janë të rregullta, ai thotë se do të shprehen publikisht për këtë.

“Nuk jemi agjentë të BE-së, por përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Marrëveshja bazike ka 11 paragrafe, dhe asnjëra nga to nuk e mbizotëron paragrafin tjetër. Aneksi implementues kërkon që të gjitha prej tyre të zbatohen në tërësi, pa shtyrje, pa parakushte. Në këtë kontekst hapi i parë që po punon Kosova është dizajnimi i planit të sekuencimit të zbatimit”, tha tutje ai.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika