Kurti liston prioritetet e qeverisë për vitin 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e parë për këtë vit të Qeverisë së Kosovës ka paraqitur përmbledhje të prioriteteve për vitin 2024 për secilën ministri

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e parë për këtë vit të Qeverisë së Kosovës ka paraqitur përmbledhje të prioriteteve për vitin 2024.

Kurti në fjalën e tij ka listuar prioritetet për secilën ministri veç e veç.

“Ministria e Financave do të vazhdojë me reformën pensionale. Prioritet do të ketë edhe procesi i fiskalizimit, përmes së cilës do të rrisim reformën në prokurimin publik për të rritur transparencën dhe efikasitetin e shpenzimeve publike”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai ka shtuar se për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, angazhim do të jetë përmirësimi i ambientit për të bërë biznes nëpërmjet shërbimeve më të mira për biznese. Do t’i japim vëmendje të shtuar dhe të veçantë Trepçës dhe investimeve aty.

“Reforma në drejtësi është prioritet i Qeverisë, andaj ajo do të vazhdojë të jetë prioritet i Ministrisë së Drejtësisë. Vettingu po merr rrugë pas aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese. Adresimi i krimeve të luftës do të vijojë tutje funksionalizimin e Institutit për Krime të kryera gjatë Luftës në Kosovë”, ka përmendur Kurti.

Ndërsa, për Ministrinë e Mbrojtjes, Kurti ka thënë se “në 2023 buxheti për mbrojtje ishte më i larti ndonjëherë mbi 200 milionë euro apo më shumë se 2 për qind e bruto produktit vendor që është kriter i NATO-s numrin e ushtarëve i rritëm investimet gjithashtu. E tash në këtë vit rritja e kapaciteteve mbrojtëse”.

Tutje, për bujqit dhe fermerët në vitin 2023 kishim buxhetin më të lartë ndonjëherë, këtë vit të ri e kemi filluar pa obligime dhe borxhe ndaj tyre. Në fillim të muajit janar shpalosëm programin për pagesat direkte për vitin 2024, me të cilin do të përkrahen 28 nënsektorë të kulturave bujqësore.

Kandidatura e suksesshme e Kosovës për organizimin e lojërave mesdhetare ishte kryelajmi i vitit të kaluar. Sivjet, ndër top objektivat e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit janë ligji i veçantë, komuniteti organizativ dhe masterplani për të mirëpritur 26 shtete në 23 disiplina mijëra atletë e dhjetëra mijëra turistë me mbi 250 milionë euro investime.

“Do të vazhdojmë kujdesin për komunitetet tona joshumicë. Ministria për Komunitete dhe Kthim do të angazhohet për kthimin, riintegrimin dhe ofrimin e mundësive të zgjidhjes së qëndrueshme për personat e zhvendosur dhe të kthyerit vullnetarë nga radhët e komuniteteve joshumicë”.

Ndërkaq, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë me mbështetjen dhe financimin e shtëpive të komuniteteve joshumicë nëpër komuna.

Anëtarësimi i plotë në Këshillin e Evropës do të jetë një ndër synimet kryesore të politikës së jashtme, pra të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika