“Krahasimi i Vuçiqit i agresionit rus kundër Ukrainës me situatën në Kosovë në vitin 1999 është i papranueshëm”.
Sipas eurodeputetës Viola von Cramon, ajo kanë ranë dakord me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin, për luftën në Ukrainë që është shkelje e së drejtës ndërkombëtare.
Ndërsa ajo ka thënë se Vuçiq, Serbinë e vitit 1999 ë sheh si një viktimë, jo si agresorë”, ka thënë Viola von Cramon, për Danas.
Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e Bashkimit Evropian (BE) për Kosovën, Viola von Cramon, ka qenë në Beograd, ku për herë të parë gjatë angazhimit të saj për çështjen e Kosovës, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Biseda kishte qenë e gjatë dhe e vështirë në disa pika, siç ishte paralajmëruar edhe më parë në media.
Një nga temat më të vështira ishte çështja e Kosovës, të cilën e konfirmoi vetë von Cramon për Danas.
Duke folur për çështjen e Kosovës, e cila është veçanërisht aktuale në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare, Von Cramon theksoi se ajo dhe Vuçiq vetëm “janë dakorduar që të mos pajtohen”.
“Referencat e Vuçiqit se situata në Ukrainë sot është e ngjashme me situatën në Kosovë në vitin 1999, janë diçka me të cilën vërtet nuk mund të pajtohem. “Kemi pasur një bisedë të gjatë për situatën e vitit 1999 dhe pasojat kërcënuese që ka lënë lufta në shoqërinë serbe dhe mendoj se ka disa pikëpamje të gabuara”, ka thënë Von Cramon.