Hoti me kritika të ashpra ndaj Kurtit: Rezultatet e dialogut janë të dëmshme për shtetin

Deputeti i LDK-së, Advullah Hoti, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se politika e tyre, po sjell rezultate të dëmshme për shtetin e Kosovës. Hoti ka theksuar se dialogu me Serbinë është kthyer në fazën e parë, në atë të menaxhimit të krizave në terren

Avdullah Hoti, LDK

Qeveria Kurti e ka filluar dialogun me disa dogma ka pohuar deputeti i LDK-së, Advullah Hoti, duke theksuar se Kosova s’duhet të bjerë në kurthin e Serbisë, “veprimet duhet të jenë më të mençura më strategjike, siç kanë qenë në të kaluarën”.

Hoti, në një intervistë në “Debat Plus”, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë, duke thënë se janë duke i sjellë rezultate të dëmshme shtetit të Kosovës me punën që po bëjnë.

“Një qytetar i zakonshëm mund edhe të mos i dijë proces dhe zhvillimet brenda, por rezultat në fund i ndjen dhe i sheh. Rezultatet e dialogut janë të dëmshme për shtetin e Kosovës. Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit ka ndërtuar nja ‘statut quo’ të re…”, ka thënë Hoti.

Duke treguar se dialogu ndahet në tri faza, Hoti ka nënvizuar “qasjen e gabuar” të Vetëvendosjes karshi negociatave.

Sipas tij, me Qeverinë Kurti, dialogu është kthyer në fazën e parë, në atë të menaxhimit të krizave në terren.

“Procesi i dialogut në Kosovës mund të ndahet në tri faza, faza e parë i ka adresuar çështjet e sigurisë…është faza e parë e menaxhimit të situatës në terren ka kulmuar me marrëveshjet e viti 2013… faza e dytë, pas vitit 2013 kemi pasur disa marrëveshje deri në vitin 2016-17 për normalizim të marrëdhënieve, pra menaxhimi i krizës dhe pastaj menaxhimi i marrëdhënieve për lëvizje të lirë të mallrave, dokumentacione e të tjera… dhe faza e tretë që ka filluar me qeverinë që kemi qenë ne, kur ka filluar procesi për njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve.

Kur filluan këta qeverisjen me një qasje të gabuar… e filluam në disa parime jo të nevojshme, duke insistuar në disa veprime në veri që shikuar në asketin ligjore janë në rregull, por të cilat duhet t’i bëjmë për të pasur sules, në bashkërendim me ndërkombëtarët… procesi i dialogut është kthyer në menaxhim të krizave. Kemi një Marrëveshje të Ohrit që ka ndërtuar një ‘staus quo’ të re, dëmi që i është bërë Kosovës, procesi i integrimit evropian kushtëzohet nga zbatimi marrëveshje së Ohrit… kjo është mungesë e qasje strategjike…”, ka theksuar Hoti.

Si naivitet politik i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se procesi i dialogut duhet të ndahet nga procesi i anëtarësimit në BE-së.

Sipas Hotit, më nuk ka dialog për njohje, por për t’i zbatuar provizionet e Marrëveshjes së Ohrit.

“Ky është naiviteti politik (deklarimi i Kurtit). T’i bën hapat me vullnet të lirë dhe madje kthehet prapa dhe nuk e kupton askush dhe nuk e pranon askush.

Më dialog nuk ka. Nuk ka dialog për njohje, ka dialog për takime të caktuara për të zbatuar provizione të marrëveshje së Ohrit. Nuk ka më dialog për njohje, është mbyllur procesi i dialogut, është ndërtuar një status quo e re për vitet në vijim”, ka shtuar Hoti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika