Arrestohen dy të dyshuara për “sulm ndaj personit zyrtar” në Mitrovicë të Jugut

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy femra kosovare në Mitrovicën e Jugut, për shkak se, derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshjeje, kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy femra kosovare gjatë ditës së mërkurë në Mitrovicën e Jugut, për shkak se, derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshjeje, kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se zyrtaret policore kanë pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje.

“Dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika