Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është arrestuar në Prishtinë për dhunë në familje.
Policia ka thënë se ajo i ka shkaktuar nënës së saj probleme dhe dhunë psikike përgjatë pesë vjetësh.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta prej disa (5) vitesh ka shkaktuar probleme dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së saj”, thuhet në raportin e PK-së.
E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.