Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), e paraparë të mbahej sot duke filluar nga ora 11:00.
Në mbledhjen e 241-të, ka qenë e paraparë të zgjidhej Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës dhe Zëvendëskryesuesi i KPK-së.
Në këtë mbledhje ka munguar Jehona Grandolli, përfaqësuese e Prishtinës e cila sipas Jetish Malokut, ka njoftuar vonë se është në pushim vjetor.
Megjithatë anëtarët e tjerë nuk janë pajtuar dhe kanë thënë se e kanë ditur se nuk do jetë këtu.
Aktualisht, në pozitën e kryesuesit është Jetish Maloku, kurse pozitën e zëvendëskryesuesit e mban prokurori Veton Shabani.
Ndryshe, më 15 janar 2024, KPK-ja ka hapur thirrjen publike për kandidimin e anëtarëve të KPK-së, për pozitën e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit.