Ministri i Punëve të Brendshme(MPB), Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot në Zveçan janë larguar bilbordet ilegale me simbole dhe imazhe serbe e ruse.
Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Sveçla ka shpërndarë edhe videon gjatë këtij aksioni, ku shihet së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ministri tha se “këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”.
Postimi i plotë:
Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.
Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë.
Largohet pllakata që nderon figurat e shtetit të Serbisë në Zveçan
Pllakata që nderon figurat e shtetit të Serbisë në Zveçan është larguar mëngjesin e së enjtes së 25 janarit.
Nga vendi i ngjarjes, gazetarja Dorentina Thaqi ka sjellë disa fotografi pas heqjes së pllakatës.