Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar në NATO, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Bëhet e ditur se përgjatë takimit lamtumirës Maqedonci ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së, si dhe kontributin në heqjen e vizave për personelin civil dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.
“Theksova faktin se shteti britanik ka qenë dhe është aleat i Kosovës në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike. Ndërsa ambasadori Abbott do të mbetet mik i përjetshëm i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.