Kosova dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural me homologun e tij bullgar, Kiril Vatev

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural me ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në takimin bilateral në mes të dy ministrave, ku me këtë rast ministri Peci ka thënë se kjo marrëveshje ka ardhur si rezultat i marrëdhënieve miqësore dhe angazhimit për ruajtjen e partneriteteve me vendet e Bashkimit Evropian.

“Përmes këtij memorandumi synojmë që ta intensifikojmë bashkëpunimin në fushat me rëndësi si: ushqimi, blegtoria, kultivimi i bimëve, kultivimi i hardhisë dhe prodhimit të verës, zhvillimi rural, peshkimi dhe akuakultura, bimët mjekësore dhe bujqësia organike”, ka thënë Peci, duke shtuar se me qëllim të ngritjeve të kapaciteteve humane do të realizohen edhe hulumtime, trajnime, si dhe do të ndahen ekspertiza e eksperienca në teknologjinë bujqësore.

Në këtë takim, ministri Peci dhe homologu i tij bullgar kanë diskutuar edhe për koordinimin e politikave zhvillimore në rrafshin ndërkombëtar, si dy vende mike.

“Krahas këtij diskutimi, Ministri Peci e ka njoftuar homologun e tij bullgar edhe me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për politikat zhvillimore të këtij viti. Po ashtu, ai ka theksuar se në fokus të këtyre politikave kanë edhe krijimin e bashkëpunimit me vendet e Evropës, me qëllim të avancimit të sektorit sipas standardeve evropiane”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjerash, ministri Peci e ka falënderuar ministrin Kiril Vatev për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, përfshirë këtu bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika