Haxhiu takohet me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala. Në këtë takim është diskutuar për çështjet e interesit të përbashkët në fushën e drejtësisë

Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, me të cilin, kanë diskutuar çështjet e interesit të përbashkët në fushën e drejtësisë.

“Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë, në drejtim të luftimit të kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe është diskutuar për rastet e dhunës në familje dhe Ligjin për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

Ministrja Haxhiu është njoftuar për punët, sfidat dhe synimet e Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe po ashtu, është diskutuar për ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të ri të Prokurorisë.

Në fund të takimit ministrja Haxhiu dhe kryeprokurori Shala janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuptim të adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika