Heqja e billbordeve, ish-koloneli i FSK-së: Qesharake që dy ministra të merren me pllaka në Zveçan

Ish – koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli, për largimin e billbordeve ilegale në Zveçan është shprehur se është qesharake që dy ministrat, saktësisht, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administratimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të gjejnë kohë dhe të merren me largimin e tyre

Ish – koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli, për largimin e billbordeve ilegale në Zveçan, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se të gjitha pllakat që japin mesazhe jo të mira duhet të hiqen.

“Të gjitha pllakat që kanë mesazh nacionalist, shovenist, që përçojnë mesazh të mos bashkëjetesës mes njerëzve, duhet të heqën në veri, jug dhe kudoqoftë”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se ato billborde janë të vendosura nga kriminelët serb dhe strukturat serbe që veprojnë në veri.

Ato (billbordet) do të duhej të hiqeshin që moti, nuk duhet të lihen. Mirëpo më është dukur shumë qesharake, që dy ministra të gjejnë kohë dhe të mirren me largimin e dy pllakave, kur këtë do të duhej të bënte Ministria e Infrastrukturës përmes mekanizmave…Në këtë fazë që jemi duke ecur, Kosova nuk duhet të dërgojë mesazhe të tilla të nivelit politik”, ka thënë Veseli.

Veseli është shprehur se është thënë shumë herët që ne nuk e duam Vuçiqin e Putinin, por, sipas tij, nuk është e nevojshme kur nga niveli politik të zbritet në nivelin siç ai e quajti, “të huliganëve të veriut”.

Ish-koloneli i FSK-së ka shtuar se në këso situata duhet të veprohet me mençuri dhe jo për popullizëm, duke shtuar se mendon që jemi në një vit zgjedhor dhe këtë veprim ministrat e kanë bërë për të marrë vota.

“Ne synojmë anëtarësimin në BE dhe NATO. Me mesazhe të tilla, ne nuk do të ecim përpara”, ka theksuar ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot në Zveçan janë larguar këto billborde ilegale.

Ministri ka thënë se “këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”.

Sveçla ka shpërndarë videon gjatë këtij aksioni, ku shihet se i pranishëm ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika