Në fshatin Koshuticë të Leposaviqit janë arrestuar dy persona, sepse kanë hyrë në territorin e Kosovës jashtë pikës së autorizuar zyrtare.
Në raportin 24-orësh të policisë mësohet se rasti ka ndodhur dje, në orën 17:00.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Fsh. Koshuticë, Leposaviq 24.01.2024 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri shqiptar e tjetri serb) pasi të njëjtit janë takuar duke hyrë në territorin e Kosovës jashtë pikës së autorizuar zyrtare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.