Një grua është gjetur pa shenja jete të premten, në shtëpinë e saj në Prizren.
Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se është kryer procedura e kontrollit të vendit të ngjarjes dhe intervistimi i dëshmitarëve.
“Me datë 26.01.2024 rreth orës 05:20 është raportuar se në shtëpinë e saj, në rrugën Tefik Çanga në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54 vjeçare. Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve”, ka thënë Bytyqi.
Siç ka thënë Bytyqi, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërsa, është hapur rasti si “Hetim i vdekjes”.