A mund të shmanget zbatimi i vendimit për pronat në Manastirin e Deçanit?

Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për kalimin në pronësi të Manastirit të Deçanit të 24 hektarëve tokë dhe pyll është çështje që mund të kundërshtohet, por sipas juristëve është vendim që Kosova e ka vështirë t’i shmanget. Aktivistë dhe banorë të Deçanit vlerësojnë që ky vendim kontestohet për faktin që i legjitimon vendimet e kohës së masave të dhunshme të viteve 90, dhe marrëveshjeve për prona për të cilat nuk dihet se si janë vendosur

Intensifikimi i përpjekjeve për finalizimin me sukses të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka kthyer në debat publik çështjen e zbatimit të një prej vendimeve më të përmendura të Kushtetueses.

Bëhet fjalë për atë të vitit 2016, me të cilin Manastirit të Deçanit, i njihej pronësia 24 hektarëve tokë, që i ishin bartur në një prej periudhave më të rënda për Kosovën.

“Në vitet 90 kur kanë filluar ndryshimet e dhunshme, nga Qeveria e Serbisë në vitin 1993 “Sloga” (lloj korporate e hotelierisë që në vitet 90 ndërmarrjen Iliria e kishtë marrë nën kontroll “binjakëzim”) ka lidhur një marrëveshje mbi faljen mbi dhurimin me manastirin e Deçanit për 24 hektarë tokë, prona të dy ndërmarrjeve publike, përpunimin e mjaltes “APIKO” dhe ndërmarrjes hoteliere “Iliria”, ka thënë Adem Lushaj.

Adem Lushaj, nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan, thotë se nga vendimi i regjimit, nuk ishin prekur vetëm pronat e ndërmarrjeve publike.

“Afër ndërmarrjes “Apiko” është edhe prona private që është e Hysen Jevkajt (qytetar nga komuniteti rom), shtëpija e të cilit është prishur (rrënuar) nga klerikët e manastirit (të Deçanit) së bashku me ndërmarrjen “Apiku” janë rrënuar, dhe një pjesë tjetër është pronë e ndërmarrjes “Gjerovica” në atë kohë edhe si u quajt “Kosovatrvo.”

Sikur secila qeveri deri tani, edhe ajo Kurti II, deri tani i ka rezistuar presionit ndërkombëtarë për zbatim të vendimit.

“Kushtetuta e Kosovës ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet. Nuk ka logjikë në njërin rast të ketë insistim të bashkësisë ndërkombëtare që Kushtetuta duhet të impelentohet në tërësi siç është rasti i tokës për manastirin e Deçanit pastaj kur është pun ate neni 11 i Kushtetutës që thotë ka vetën një monedhë në qarkullim në Kosovë të njëjti miq të thonë por këtë mos e zbatoni”, ka thënë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Por, krahasimi ose baraspeshimi i këtyre dy çështjeve sipas juristëve megjithëse mund të duket i arsyeshëm, i njëjti nuk qëndron.

“Në momentin që Gjykata Kushtetuese e merr një vendim pritet që ai vendim të zbatohet dhe se nuk do të jetë subjekt i debatit publik apo politik nga ana e politikës. Për ndërkombëtarët është çështje kohe se kur do të duhet të zbatohet ky vendim. Sa më shpejt që Kosova e zbaton këtë vendim ia lehtëson vetes ose ja shpjeton rrugën vetes, qoftë në pranimin në Këshill të Evropës qoftë në procese të tjera të integrimit evropian”, ka thënë Ehat Miftaraj.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thekson që përkundër kundërshtimeve vendimi i Kushtetueses nuk mund të ndryshohet.

“Nuk e kontestoj se këto prona kanë mundur të jenë të tyre të ndërmarrjes publike apo çkado tjetër, por ne sot duhet të merremi me faktet juridike. Fakti juridik është që Gjykata Kushtetuese ka vendosur për këtë çështje. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të atakohet.”

Ditë më parë, ambasada e Gjermanisë në Kosovës për RTV Dukagjini kishte deklaruar që për anëtarësim në Këshill të Evropës Kosova duhet t’i plotësojë “detyrat e shtëpisë”, përfshirë këtu zbatimin e hershëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për kontestin për tokën mbi Manastirin e Deçanit ose përmbushjen e zotimit për themelimin e një Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika