Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të udhëtojë në Uashington në dy javët e para të shkurtit për t’u takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden.
Të dy pritet të kërkojnë mbështetje për ndihmë shtesë për Ukrainën.
Takimi vjen pasi SHBA ka shterruar autorizimin ekzistues të Kongresit për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Një kërkesë urgjente prej 61 miliardë dollarësh nga Shtëpia e Bardhë është bllokuar në Capitol Hill, pasi republikanët kërkojnë lëshime për politikën e imigracionit.
Bashkimi Evropian(BE) do të mbajë një samit të posaçëm javën e ardhshme për vendet anëtare që të bien dakord për një paketë shtesë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën.