Një serb nga fshati Zebincë i Novobërdës është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i tij është dërguar në IML për obduksion, me vendim të prokurorit.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“Nga Spitali Rajonal i Gjilanit është raportuar se pa shenja jete është sjell viktima mashkull serb kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.