Një grua është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion teksa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.