Grabitje në një market në rrugën “B” në Prishtinë

Foto ilustruese

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të premten në rrugën “B”, në Prishtinë.

Policia njofton se grabitja e armatosur ka ndodhur në një market, derisa persona të panjohur kanë vjedhur para të cilat kanë qenë në arkë.

“Rr. B, Prishtinë 26.01.2024-23:40. Tri viktima, dy femra dhe një mashkull kosovarë, punëtorë në market, kanë njoftuar se dy persona të panjohur me maska dhe të armatosur kanë grabitur para kesh nga arka dhe kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Tutje, policia njofton se nga rasti nuk raportohet për të lënduar, teksa hetimet për rastin kanë nisur.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika