“Shpeshtohen kërcënimet nga militantët e Radojçiqit ndaj serbëve”, Vokrri tregon disa raste – akuzon mediat për propagandë 

Arbër Vokrri, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka raportuar se janë rritur kërcënimet ndaj serbëve të Kosovës nga militantët e Millan Radojçiq. Si pasojë, disa serbë, përfshirë kryesuesin e Kuvendit Komunal në Leposaviq, Gorski Guriq, dhe zyrtarin komunal, Slajdan Mijajloviq, kanë pësuar dhunë dhe vandalizëm, duke përfshirë djegien e makinave të tyre. Vokrri ka akuzuar shërbimin sekret serb për keqtrajtimin e serbëve që kanë pranuar institucionet e Kosovës. Ai ka shprehur mirënjohje për serbët e Kosovës dhe i ka inkurajuar ata të mos u gjunjëzojnë nga presioni i terroristëve. Ai gjithashtu ka kritikuar disa media kosovare se po ia “argatin” presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke e ndihmuar atë në agjendën e tij për destabilizimin dhe gjymtimin e Kosovës

Arbër Vokrri

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se janë shpeshtuar kërcënimet nga militantët e kryekriminelit, Millan Radojçiq, ndaj serbëve të Kosovës.

Si pasojë e këtyre kërcënime kanë pësuar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal në Leposaviq, Gorski Guriq, të cilit ia kanë djegur veturën si dhe zyrtari komunal, Slajdan Mijajloviq.

“Je i vdekur”, shkruante një grafit në veturën e Mijajloviq.

Vokrri ka theksuar se shërbimi sekret serb është duke maletretuar këta serbë që kanë pranuar institucionet e Kosovës.

“Djegia e veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, z. Gorski Gurić, vie pas shpeshtimit të kërcënimeve nga militantët e Radoićićit kundrejt serbëve që i kanë përzënë nga oborret dhe institucionet.  Dje e patë grafitin ‘JE I VDEKUR!’ në veturën e z. Sladjan Mijajlović, zyrtar komunal në Leposaviq. Edhe maltretimi fizik i kolegëve të këtyre nga ana e shërbimit sekret dhe policisë së regjimit fashist të Beogradit, sa herë kalojnë tek familjarët në Serbi, bëhen me të njejtin mesazh: ‘mos u afroni me shqiptarët e mos e pranoni Kosovën për shtetin tuaj!’”, ka shkruar Vokrri në Facebook.

Gjersa ka shprehur mirënjohje dhe i ka inkurajuar serbët e Kosovës të mos gjunjëzohen nga presioni i terroristëve, Vokrri ka thënë se disa media kosovare po ia bëjnë “argatin” presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Sot më shumë se kurrë duhet të shfaqim mirënjohje dhe t’i inkurajojmë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos gjunjëzohen nga presioni i terroristëve, por as nga propaganda e disa mediave tona të cilat ia bëjnë argatin Vučićit në agjendën për destabilizim dhe gjymtim të Kosovës. Angazhimi im në Veri ka qenë dhe vazhdon të jetë për afirmim dhe inkurajim të serbëve që të mos ndihen të braktisur e të tradhtuar për besnikërinë e tyre në ndërtim të institucioneve tona”, ka shtuar Vokrri.

Për grafitet e shkruara në veturën e Mijajloviq, ka raportuar edhe Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se një person ka raportuar se është kërcënuar nga persona të panjohur, sipas tij për motive politike.

Rasti ka ndodhur të shtunën e 27 janarit në Leposaviq, ku në xhamin e veturës së viktimës janë shkruar fjalë kërcënuese në gjuhën serbe.

Viktima ka pohuar të ketë pasur thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti po hetohet nga njësitet policore.

“Viktima mashkull s/kosovar ka raportuar se persona të panjohur në xhamin e veturës së tij, në gjuhën serbe i kanë shkruar (fjalë kërcënuese). Sipas viktimës kjo ka ndodhur për motive politike, pasi që viktima deklaron se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika