Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka uruar Talat Xhaferin për marrjen e postit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se kjo është një arritje historike, e që duhet të shërbejë si inspirim për shqiptarët.
Ai ka theksuar se shqiptarët, si popull autokton, janë jo vetëm faktor stabiliteti në Maqedoni të Veriut, por dhe prijës të denjë në gjithë rrugëtimin euroatlantik për secilën shoqëri.
“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj z. Talat Xhaferin për arritjen historike në zgjedhjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar tjetër në këtë Republikë, në vazhdimin e kësaj rruge, tashmë të shtruar me plot dinjitet dhe sakrificë. Talat Xhaferi është i tillë”, shkroi Abdixhiku.