Orët e para të mëngjesit të së dielës nuk ishin mjaftë të mira për Gorski Guriq, i cili mban postin e kryetarit të Kuvendit Komunal në Leposaviq.
Kjo për faktin se Guriqit iu vë në flak vetura e tij personale që kishte targa të Republikës së Kosovës. E krejt kjo ngjarje kishte ndodhur shumë pranë shtëpisë së tij.
Në njofimin të detajuar kanë dalë Policia e Kosovës të cilët kanë tregur se në afërsi të veturës më saktësisht tek motori i saj është gjetur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që policia dyshon se është vendosur si ndezës për t’a djegure veturën.
Në një përgjigje të shkurt për Dukagjinin përmes telefonit, Hetemi ka përmendur dy emra që sipas tij, edhe më parë kanë shqetësuar zyrtarët komunal.
“Normal që ajo është politike, edhe I bindur jam që prapa qëndron ish kryetari I Komunës së Leposavicit dhe Simici pasi ata non-stop janë para komune dhe janë përgjegjës ckado që ndodh në Leposavic, ka pas edhe të tjerë nga komuna që janë ankuar ne këta dy persona”, ka deklaruar Lulzim Hetemi, kryetari i komunës së Leposaviçit.
Për ketë ngjarje ka reaguar edhe Ministria që udhëhiëet nga Xhelal Svecla
Sipas MPB-së ky sulm dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.
“Nga Policia e Kosovës jemi njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur vetura e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq. Sulmet e tilla të Serbisë që targetojnë qytetarët serb që angazhohen në institucionet tona, synojnë që të krijojnë pasiguri tek qytetarët tanë dhe të përcjellin edhe mesazhin e fatit të atyre që duan të angazhohen në institucionet tona. Ftojmë Policinë e Kosovës për angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
MPB-ja tutje ka thënë se institucionet do të vazhdojnë të jenë të hapura për angazhim dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.