Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala dhe ish-përzgjedhësi, Primozh Gliha, në një konferencë për media nuk e kishin ditur se në cilën skuadër luan futbollisti kosovar, Arbër Hoxha.
Por, sipas Morinës ata kishin menduar se bëhet fjalë për një futbollist tjetër.
”Është folur për Hoxhën e Rijekës, nuk është folur për Arbër Hoxhën që ka qenë në Slaven Belupo, që ka shku tash në Dinamo. Të jemi të sinqertë, nuk flet Arbnori rrena, as në këtë studio, në asnjë studio,” tha ai në TV Dukagjini.
Megjithatë, kjo nuk e bindi aspak moderatorin, Ndrec Gjonaj, i cili tha se “pyetjen e ka bërë gazetari ynë. Bëhet fjalë për Kombëtaren A, konferenca ka qenë për Kombëtaren A, jo për U21”.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.