Ukshini për Talat Xhaferin: Zgjedhja e tij kryeministër i mëson maqedonasit se edhe shqiptarët janë aty

"Zgjedhja e tij i mëson maqedonasit se edhe shqiptarët qenkan këtu. E ndërton imazhin jashtë vendit, kjo i shti dhe të huajit të shikojnë një shqiptar kryeministër..."

Sylë Ukshini, ish-diplomati

Ish-diplomati, Sylë Ukshini, duke komentuar zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka thënë se kjo i mëson maqedonasit se edhe shqiptarët janë aty.

Sipas tij, më vonë mund të ketë një kryeministër apo edhe president atje me mandat të plotë, pasi me Xhaferin si kryeministër (teknik) do të krijohet një mentalitet më ndryshe.

“Ajo prapambetja 100-vjeçare nuk mund të kompensohet për dy dekada. Duhet të jemi realist në këtë pikë. Sikur ka trysni ka pjesa shqiptare të ketë më shumë, nga pjesa të ketë kufizime më shumë. Janë problem të trashëguara në Ballkan në këto 100 vjet e fundit. Dhe nuk duhet të harrojmë që Maqedonia ka qenë në trysni një herë për çështjen e emrit nga Greqia, për çështjen e gjuhës nga Bullgaria, për çështjen e Kishës nga Serbia.

D.m.th. është një shtet që pa pasur trysni dhe vetëm shqiptarët janë treguar ndaj ekzistencën të shtetit maqedonas. Sikur është në interesin e shqiptarëve të Maqedonisë, që ajo të jetë proevropiane, të jetë më e distancuara nga Serbia dhe nga Rusia. Dhe fakti që është pjesë e NATO-s është e mirë edhe për shqiptarët, është e mirë edhe për Kosovën. Dhe tregon që këto janë të vetëm orientimet që duhet t’i ndjekin shqiptarët.

Zgjedhja e tij i mëson maqedonasit se edhe shqiptarët qenkan këtu. E ndërton imazhin jashtë vendit, kjo i shti dhe të huajit të shikojnë një shqiptar kryeministër…”, ka thënë Ukshini në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.

Ukshini ka potencuar se tani për tani pozicioni i shqiptarëve në Ballkan “është i jashtëzakonshëm”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika