Piloti i Haas, Mick Schumacher është liruar nga spitali pasi kishte humbur kontrollin e makinës së tij duke u përplasur në dalje të kthesës 12, gjatë kualifikimeve në Jeddah Corniche Circuit.
Me më pak se pesë minuta të mbetura në raundin e dytë, Schumacher ishte përcjellë me helikopter për ekzaminime të mëtejshme. Haas F1 e ka përjashtuar Schumacher nga gara e së dielës duke bërë të ditur se ekipi amerikan do të nxjerrë vetëm një makinë.
“Përshëndetje të gjithë, vetëm doja të dini se jam mirë. Faleminderit për mesazhet e mira. Makina ishte fantastike @haasf1team, do kthehemi më të fortë “, ka shkruar Mick në një postim në Twitter.
Hi everyone, I just wanted to say that I’m ok🙏
Thank you for the kind messages.
The car felt great @haasf1team, we’ll come back stronger❤️ pic.twitter.com/Mwpy0767kN— Mick Schumacher (@SchumacherMick) March 26, 2022
Mick Schumacher është djali i kampionit të shtatë herë të Formula 1, Michael Schumacher. Ky i fundit kishte qenë në komë 6 muaj pas një aksidenti në janar të vitit 2014.