Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, me iniciale D.H dhe I.I., zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare.
Sipas njoftimit zyrtar, “Personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së”.
Prokuroria ka njoftuar se ndaj të dyshuarve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës.