Javën e ardhshme mbahet Panairi i 22-të i Librit në Prishtinë

Pas dy vjetësh pauzë për shkak të pandemisë COVID-19, rikthehet Panairi i Librit në Prishtinë. Këtë panair, sipas Shoqatës së Botuesëve të Kosovës, pritet ta vizitojnë rreth 40 mijë vizitorë

Panairi i 22-të i librit në Prishtinë që do të mbahet gjatë 7-12 qershor

Edicioni i 22-të i panairit të librit në Kosovë fillon me moton “Libri mbron mendjen”.

Ky panairi do të mbahet nga 7 deri më 12 qershor 2022, në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Hapja e Panairit të Librit do të transmetohet në televizionin publik më 7 qershor në orën 12:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00 deri në 20:00.

Nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, bëhet e ditur se hyrja për vizitorë është pa pagesë. Sipas tyre, këtë vit do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Panairi i 22-të i Librit

Në këtë panair do të jenë 2000 tituj të rinj dhe 6000 tituj të viteve të fundit.

“Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës”, thuhet në njoftim të SHBK-së.

“Ky panair përkon edhe me përvjetor të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika