Përfundon intervistimi i xhaxhait të Lulzim Fejzullahut: S’jam kërcënues, të gjithë janë të lirë

Rrahim Fejzullahu, xhaxhait i 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu

Ka përfunduar tashmë intervistimi i Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të Lulzim Fejzullahut, i cili u rrah për vdekje nga dy persona të mitur.

Rrahim Fejzullahu, në një intervistë për RTV dukagjini, ka treguar arsyen e ftesës në policinë e Kosovës.

Ai thotë se është ftuar për të dhënë një deklaratë lidhur me intervistën e dhënë ku thuhej se fëmijët dhe gratë janë të lirë të lëvizin kurse të rriturit jo, duke aluduar që familja Fejzullahu është mbështetur në ligjet e Kanunit.

“E dhashë një deklaratë lidhur me drejtorin e shkollës i cili më ka ftuar në intervistë me i liru fëmijët nga shkolla, të gjithë janë të lirë për momentin dhe gjithmonë do të jenë. Ia kam lënë prokurorisë, nuk jam kërcënues, nuk mendoj asgjë keq. Lidhur me deklaratat e mia të mëparshme, nuk kam menduar në atë aspekt, por po keqpërdoret”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika