Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), të martën ka zgjedhur katër gjyqtarë për dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale.
Gjyqtarët e zgjedhur nga Këshilli për të shërbyer në dhomën e shkallës së dytë janë gjyqtarët Krenar Berisha, Faton Bajrami, Franciska Zhitia-Ymeri dhe gjyqatrja Saranda Bogaj. Mandati i tyre do të fillojë nga 1 qershori 2022.
Nga Paneli për Shqyrtimin e Aplikacioneve ishin rekomanduar edhe gjyqtarët Agron Hoxhaj, Alajdin Tershnjaku, Atdhe Berisha, Bajram Miftari, Bujar Doberdolani, Lirije Maksutaj, Luljeta Maxhuni, Ramush Bardiqi dhe Shaban Shala.
KGJK ka zgjedhur edhe gjyqtaren Milena Deric si nënkryetare e Gjykatës së Apelit, nga komuniteti serb. Këshilli Gjyqësor i Kosovës në takimin e 279-të, kishte shpallur konkurs për 14 pozita për gjyqtarë të Gjykatë Komerciale. Nëntë prej tyre do të jenë pozita për dhomën e shkallës së parë, ndërsa pesë të tjera për dhomën e shkallës së dytë të kësaj gjykate.
Ndryshe, në këtë takim është autorizuar Drejtorit i Përgjithshëm të SKGJK-së për inicimin e procedurave të rekrutimit sipas fazës II të punësimit.