Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është futur me forcë në veturë nga disa të dyshuar në Fushë-Kosovë.
Pas incidentit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Nëpërmjet patrullimit të kryer nga njësitet policore, viktima është hasur në një rrugë.
Dyshohet se të përfshirë në këtë grabitje janë disa individë të dyshuar, të cilët kanë marrë edhe disa gjësende personale dhe një sasi parash nga viktima.
Pas ngjarjes, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, (Qendra Klinike Universitare e Kosovës).
“GRABITJE – Fushë Kosovë / 29.01.2024 – 22:00. Është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është futur me forcë në një veturë nga disa persona të dyshuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjate patrullimit nga njësitet policore është hasur në rrugë viktima mashkull kosovar. Dyshohet se të përfshire kane qenë disa të dyshuar kosovarë, te cilët viktimës i kane marrë edhe disa gjësende personale dhe disa para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar, i cili aktualisht ndodhet në mbajtje për hetim të mëtejshëm.