​Ministri gjerman i Mbrojtjes për vizitë zyrtare në Kosovë më 5 shkurt

Kjo është bërë e ditur në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku u theksua se në kuadër të agjendës është paraparë një takim pune i përbashkët njëorësh ndërmjet delegacionit të deputetëve të parlamentit gjerman dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, specifikisht anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, dhe një delegacion i deputetëve të parlamentit gjerman, më 5 shkurt do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku u theksua se në kuadër të agjendës është paraparë një takim pune i përbashkët njëorësh ndërmjet delegacionit të deputetëve të parlamentit gjerman dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, specifikisht anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, tregoi edhe qëllimin e Projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

“Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, edhe ky projektligj është në fushëveprim, fushëveprimin e komisionit tonë, qëllimi i tij është bashkërendimi dhe bashkëpunimi institucional në fushën e sigurisë kombëtare përmes Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha Berisha.

Komisioni vazhdoi mbledhjen pa praninë e medieve, ku do të shqyrtohet projektligji për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës, projektligji për shtetësinë e Kosovës, projektligji për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, por, gjithashtu, do të shqyrtohet edhe plani i punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika