I dërguari special për dialogun Kosovë – Serbia, Mirosllav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, tha se ka pasur takime të gjata dhe se do t’i analizojë ato që janë thënë.
Lajçak para medieve tha se diskutimet me Kurtin dhe një ditë më parë më presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, do t’ia përcjellë vendeve anëtare të BE-së.
Ai theksoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë në mënyrë që të ketë progres.
“Tani natyrisht do të analizoj ato çfarë kam dëgjuar edhe dje në Beograd dhe këtu dhe do t’i njoftoj shtetet anëtare. Duam me të vërtetë që procesi i normalzimit sepse sjell benefite për qytetarët. Bisedat kanë qenë të dobishme, të nevojshme dhe të mira dhe sidkutime të sinqerta”, tha ai.
Lajcak tutje e përmendi edhe marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit, për të cilën tha se duhet të zbatohen sa më parë.
“E kemi arritur marëveshjen e energjisë, dhe tabelave, stickersave… Por ka pasur pak progres në fotografinë e madhe, kemi pasur marrëveshje në mars, nuk kemi nevojë ta bëjmë pyetjen cfarë duhet të bëjhmë, por kur duhet ta bëjmë…”, tha ai.
I pyetur për rregulloren e re të BQK-së, Lajçak tha se nesër do të deklarohen nga Qeveria e Kosovës.