Bexheti: Kurti bëri një hap mbrapa me veprimin e tij të sotëm, involvimi s’na bën mirë

Nuri Bexheti ka kritikuar kryeministrin Kurti për takimin me opozitën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se ky veprim e favorizon një kandidat maqednoas më nacionalist për president

Profesori Nuri Bexheti ka reaguar pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me opozitën shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Bexheti, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, thotë se me veprimin e sotëm, kryeministri Kurti ka bërë një hap mbrapa.

“Pati një komunikatë nga zyra e kryeministrit të Kosovës mbi takimin me opozitën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, dhe në komunikatë thotë se katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, tha ai.

“Kurti me këtë veprim që bëri po e favorizon kandidatin për president të partisë opozitare maqedone, partia VMRO, e cila mund të ketë një kandidat ndoshta shumë më nacionalist se kandidati aktual i Republikës së Maqedonisë. Me veprimin e sotëm, Kurti bëri një hap mbrapa dhe si po duket ai po mbështet një kandidat që ka gjasa që do të vijë nga një frymë më nacionaliste, që i bie se Kurti me sot është i involvuar me këmbë e me duar dhe është burrështetasi i tretë që bën një gabim të madh”, shtoi më tej ai.

Sipas Bexhetit, involvimi [i Kurtit] nuk i bën mirë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika