Hovenier për takimin e Kurtit me Sullivan: I zhgënjyer për raportimet e pasakta lidhur me vendodhjen e takimit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është deklaruar rreth raportimeve se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në SHBA nuk ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, por jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe në korridore

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i zhgënjyer për raportimet “e pasakta” në lidhje me vendndodhjen e takimit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

Kështu ka thënë Honeviner përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, lidhur me raportimet se kryeministri Kurti, gjatë qëndrimit në SHBA nuk ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Sullivan, por jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe në korridore.

“U befasova kur pashë disa shkrime të pasakta dhe mashtruese në shtypin lokal në lidhje me vendndodhjen e Kryeministrit Albin Kurti, gjatë takimit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan”, ka shkruar Hovenier.

Ai ka theksuar se ndërtesa e Zyrës Ekzekutive Eisenhower është pjesë e Shtëpisë së Bardhë.

“Takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, duke përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare mbahen rregullisht atje”, ka shtuar ai.

Po ashtu, ambasadori Hovenier ka dhënë një shembull kur në të njëjtën ndërtesë në vitin 2010 ishte takuar ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Joe Biden, i cili në atë kohë ishte zëvendëspresident i SHBA-së.

“Një shembull, në vitin 2010, unë isha i pranishëm në një takim mes zëvendës presidentit të atëhershëm Biden dhe kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi në ndërtesën e Zyrës Ekzekutive  Eisenhower”, ka shkruar ambasadori.

Ndryshe, i pari i qeverisë gjatë vizitës së tij disa javore në SHBA, ishte takuar me senatorë, kongresmen dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme.

Sipas tij, qëllimi i vizitës në SHBA ishte siguria në rajon dhe investimet.

Kurti, gjatë vizitës në Washington është pritur në takim nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, me të cilin ka diskutuar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit, thuhet se gjatë takimit është diskutuar edhe për agresionin në Ukrainë, dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë dhe të zgjatimeve të saj në rajon.

“Dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria ngelen të pacenueshme.

Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar për rreshtimin e Kosovës me ShBA-në dhe botën demokratike në dënimin e agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

I pari i ekzekutivit, po ashtu ka ritheksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike (NATO).

“Kosova është e përgatitur për të thelluar partneritetin e bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në përfshirjen sa më të shpejtë në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO”, është shprehur Kurti.

Në anën tjetër, Sullivan ka shprehur mirënjohjen ndaj Qeverisë së Kosovës për strehimin e përkohshëm të afganëve në Kosovë.

Kurti në SHBA flet për dialogun: Serbia të jetë parimore dhe të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika