Takimet e Lajçakut me presidenten, kryeministrin e komandantin Ulutash e deklaratat për dialogun dhe ndalimin e dinarit serb

Të martën për një vizitë në Kosovë ishte i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak

Miroslav Lajcak

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të martën ka vizituar Kosovën, si dhe është takuar me krerët e vendit, si presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin e komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Lajçak tha të martën se me gjithë fillimin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë dhe targat e makinave, procesi i dialogut në pamje të gjerë ka shënuar përparim të paktë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Duke ju falënderuar dialogut, ne kemi arritur rezultate në fund të vitit të kaluar. Marrëveshja për energjinë dhe njohja e targave të makinave janë prova konkrete, por ka pasur pak përparim në pamjen e gjerë të normalizimit të marrëdhënieve. Ne kemi marrëveshjen e shkurtit dhe marsit të vitit të kaluar që do të thotë se nuk ka më nevojë të shtrohet pyetja se çfarë duhet bërë, madje ne nuk kemi nevojë të pyesim vetën se si ta bëjmë, por pyetja është se kur të zbatohet dhe nëse pyetem unë, do të thosha sa më shpejt që është e mundur”, tha ai.

Lajçak tha se në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti vëmendja do të jetë e përqendruar në proceset zgjedhore, “prandaj unë udhëtova dje në Beograd dhe sot në Prishtinë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të kuptuar ku jemi në këtë proces dhe për të diskutuar sa përparim do të mund të arrijmë para zgjedhjeve”.

Miroslav Lajcak

Ai tha se në takim me kryeministrin Kurti është diskutuar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb. Ai tha se do t’i njoftojë vendet anëtare dhe udhëheqësit evropianë dhe do të përgatitë hapat e ardhshëm në procesin e dialogut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha nëpërmjet një komunikate pas takimit me Lajçak se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe se marrëveshjet e arritura një vit më parë duhet të zbatohen në tërësi.

Presidentja Osmani thuhet në njoftim se ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të projekt statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilat, sipas saj, mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë. Ajo ka përsëritur qëndrimin se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e projekt statutit me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate tha se në takimin e kryeministrit Albin Kurti me të dërguari evropianë për bisedime, Miroslav Lajçak, është diskutuar “për aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes bazike të brukselit dhe aneksit zbatues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit”.

Emisari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në profilin e tij në “X” pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutimet me Kurtin, Lajçak i ka quajtur të dobishme.

Sipas Lajçak, me Kurtin biseduan për perspektivën strategjike të Dialogut për periudhën e ardhshme dhe marrëdhëniet Kosovë-BE.

Me kryeministrin Kurti patën një diskutim të detajuar dhe të dobishëm për perspektivën strategjike të Dialogut për periudhën e ardhshme. Ne folëm edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, njofton Lajçak.

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të martën se me gjithë fillimin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë dhe targat e makinave, procesi i dialogut në pamje të gjerë ka shënuar përparim të paktë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika