Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, do ta vizitojë sot komunën e Preshevës.
Këtë e ka konfirmuar për media dje, kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi.
Vizita e Hillit në Preshevë do të zhvillohet nga ora 12:00.
Pas takimit, Hill dhe Arifi do t’u drejtohen medieve.
“Po ju shkruaj për të njoftuar se nesër, më datë 31 janar 2023, në komunën e Preshevës do të jetë për vizitë ambasadori i SHBA-së, Christopher Hill, nga ora 12:00. Pas takimit do të mbajmë konferencë për shtyp”, thuhej dje në njoftimin e Arifit.