Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka shkruar se pret më shumë nga Kosova pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2023, ku u konstatua se vendi s’ka përparuar nga viti paraprak në luftimin e korrupsionit.
Rohde theksoi në “X” se raporti evidenton shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të Qeverisë në gjyqësor dhe se Kosova s’ka përparuar në renditje, për dallim prej Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
“Progres në Kosovë me zgjedhje, por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor. Përfundimi i Transpareny International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme!”, shkroi ambasadori gjerman.
The new @anticorruption's ranking just got out. Progress in 🇽🇰 w/ elections👍🏽 but concerns on continued gov interference in the judiciary👎🏽. Transpareny International's conclusion on 🇽🇰: unlike 🇲🇰 and 🇲🇪, no progress in the ranking. More ambition is possible & expected!#CPI2023 pic.twitter.com/OgBP1veO2j
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 31, 2024
TI: S’ka gatishmëri politike në Kosovë për të hequr dorë prej ndërhyrjeve në gjyqësor