Lumbardh Salihu, finalisti i “Big Brother VIP Kosova 2”, dikur ishte futbollist i Llapit.
Ai kishte ëndrra të mëdha me skuadrën nga Podujeva, të cilat në fund mbeten vetëm ëndrra.
Por, tani ka objektiva të tjerë.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka treguar për TV Dukagjinin se çfarë futbollisti ka qenë 31-vjeçari.
Çka e ka karakterizuar atë dhe momentet më të veçanta të ish-mesfushorit me klubin.
Batatina beson se edhe në të ardhmen mund të dërgojë ndonjë futbollist në “Big Brother”.
“Përveç lojtarëve që po i dërgoj në Evropë, edhe në Big Brother e zbuluam një talent që ka dalë nga Llapi,” tha ai.
Të gjitha këto mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.