Më 1 shkurt 1925 në Shqipëri hyri në fuqi sistemi republikan i qeverisjes, me një kabinet shumë pak ndryshe nga ai i mëparshmi.
Ahmet Zogu merr përsipër postin e presidentit, të kombinuar me rolin e kryeministrit, duke u bërë njëkohësisht kryetar i shtetit dhe kryetar i Qeverisë, Myfid Libohova merr Ministrinë e Jashtme, krahas asaj të Financave.
Reforma e parë ishte shpërndarja e ushtrisë, eliminimi i Ministrisë së Luftës, zëvendësimi i saj me një Komandë të Përgjithshme.
Disa historianë thonë se me këtë hap, Zogu hakmerrej ndaj ushtarakëve që kishin marrë pjesë në “Revolucionin e Qershorit” përkrah Fan Nolit.
Kjo gjithashtu shihet si masë paraprake kundër zhvillimeve të ngjashme në të ardhmen; dhe si vendosje e një kontrolli të plotë të drejtpërdrejtë; pak nga pak, republika e shpallur parlamentare po shndërrohej në autokraci e monarki./KP