Kemi dëgjuar shpeshher të thuhet se miku më i mirë e më besnik i njeriut është qeni.
Njerëzit vërtet i zgjedhin qentë, të cilët në njëfarë mënyre janë vazhdim i vetë atyre, ndonëse kjo vetëm pastaj mund të dëshmohet.
Ekspertët Deborah Wells dhe Peter Hepper nga Universiteti Mbretëror në Belfast, kanë bërë hulumtim të hollësishëm në këtë temë. Në hulumtim janë përfshirë 147 pronarë të qenve: rojtar delesh, rotvajler, labrador retrivier dhe retrivier të artë.
Është treguar që pronarët të racave më agresive siç janë rotvajler apo pitbull, shpesh edhe vetë ata janë agresivë.
Gjatë hulumtimit ata kanë treguar prirje për sjellje psikotike, zemërim dhe agresivitet.
Sipas mendimit të Deborah Wellsit, qenët shtëpiak në të vërtetë, pasqyrojnë karakterin e pronarit.
Pronarët e racave të vogla, më së shpeshti janë të sinqertë dhe të gatshëm për përvoja të reja, ndërkaq pronarët e rojtarëve të deleve dhe gjurmuesve janë më të shoqërueshëm.
Nga ana tjetër, njerëzit me prirje për t’u grindur më me dëshirë zgjedhin racën pitbull dhe racat e tjera me linja agresive.
Nga të gjitha hulumtimet e bëra karakteri i qenëve gjithmon ngjason me karakterin e pronarëve të tyre.