Piktori Arbnor Morina shpalos jetën e tij kushtuar artit

Piktori Arbnor Morina ka lindur në Prizren, më 07.07.1983. Pasionin për pikturën Arbnori e ka shprehur qëkur ishte fëmijë, madje ka hapur ekspozita qysh në shkollën fillore.

Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në Prizren, derisa vazhdon të jetojë dhe të punojë në Prizren, qytetin e tij të lindjes.

“Nuk e kam zgjedhur unë pikturën, por më duket se piktura më ka zgjedhur mua…, në fakt s’e kam ditur që do të bëhem piktor, ka rrjedhur krejt natyrshëm. Një pjesë (disa vite) të shkollës fillore i kam kryer në Suedi. Arti, për mua, sidomos vitet që kam qenë në Suedi, ma ka mundësuar një jetë më të mirë sociale”, theksoi Morina.

Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Arteve, departamenti Pikturë, në vitin 2010-2011 në klasën e profesor Nagip Berishës, raporton ObserverKult.

Punimet e Morinës janë në zhanre të ndryshme, duke filluar me “Natyrë të qetë, anatomi, analitik, pikturë. Fillimisht e kemi mësuar pikturën, pastaj gradualisht jam ndalë të ekspresionizmi”.

Ajo që e veçon punën e tij është se pikturat janë të dimensioneve të mëdha, gjë që e bën të shprehet më shumë dhe më lirshëm.

Në përfundim të studimeve të nivelit master në vitin 2019-2020, në prag të diplomimit në drejtimin e Specializmit në Pikturë, Morina ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive dhe simpoziume, brenda dhe jashtë vendit.

Është bashkëthemelues i Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës dhe Shoqatës së Artistëve Pamorë – Prizren.

Po ashtu ishte bashkëpunëtor i jashtëm profesional i Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës 2006 – 2020.

Në vitin 2011 është shpërblyer me çmimin “Piktor i Vitit” në Prizren.

Këtu janë vetëm disa nga ekspozitat e shumta kolektive dhe personale të Arbnorit:

Ekspozitat kolektive:

  • Ekspozitë Kolektive, Flaka e Janarit 2018, Galeria e Artit, Gjilan
  • Ekspozitë Kolektive, 2019, Galeria e Artit, Ferizaj
  • Ekspozitë Kolektive, Flaka e Janarit 2020, Galeria e Artit, Gjilan
  • Ekspozita Vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës, Muzeu Kombëtar i Kosovës, viti 2020
  • Ekspozita Vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës, Galeria e Fakultetit të Artit, viti 2021
  • Ekspozitë Kolektive, Tiranë, Galeria e Artit Bashkëkohor – Tiranë 2021
  • Ekspozitë kolektive në Turqi, Safranbollu, në qyetin muze.Galeria e Artit Safranbollu, 2022
  • Salloni i Kombëtar i Vjeshtës, Shkodër, Galeria e Artit në Shkodër, 2022
  • Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës, Mitrovicë, Galeria e Artit “Kadri Kadriu”

Ekspozitat personale:

1. Ekspozitë personale, kuratoriale, Galeria e Artit – Hamam, Prizren 2017

2. Ekspozitë personale në Prishtinë, Galeria Tillt, 2019 – Prishtinë

3. Ekspozitë personale në Teatrin e Qytetit të Prizrenit, Nën patronatin e Drejtorisë së Kulturës – Prizren 2020

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika