Nën përcjellje të Policisë së Kosovës ka nisur aksioni për lirimin e pronave të Ministrisë së Bujqësisë.
Bëhet fjalë për dy objektet që ndodhen përballë Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Eida&Patroni dhe “Liria”.
Në vendimin e ministrisë thuhet se ekzekutimi i vendimit do të behet nga personat dhe organet kompetente të autorizuara të ministrisë së Bujqësisë dhe me asistimin e policisë drejtorisë së Inspektimeve në komunën e Prishtinës.

Po ashtu në vendim thuhet se gjate ekzekutimit, zyrtarët kompetent do të bëjnë regjistrimin e inventarit – mallit dhe i njëjti do të deponohet në hapësira përkatëse.
Pas përfundimit të regjistrimit të inventarit të gjetur në hapësirën publike si më lartë, zyrtarët kompetent të ministrisë së Bujqësisë, do e bëjnë ndërrimin e cilindrit mbyllës të dyerve të hyrjes dhe do të bëhet mbyllja e tyre.